Fitorja historike ndaj Argjentinës, Arabia shpall 23 Nëntorin ditë feste kombëtare

Fitorja me Argjentinën e Messit, i ka gëzuar aq shumë arabët sa u çmendën në rrugë dhe rrethinat e stadiumit ku u luajt ndeshja. Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm dhe suksesi dukshëm i papritur.

Për ta bërë një ditë historike dhe që të mbahet mend gjatë, Arabia Saudite shpall ditë feste kombëtare pas fitores historike të Kupës së Botës. Rregulli do të jetë i vlefshëm për të gjithë punonjësit në sektorin publik dhe privat, si dhe për të gjithë studentët në të gjithë vendin.

Tifozët sauditë do të festojnë gjatë fitoren mahnitëse të ekipit të tyre dhe trajneri i tyre francez Hervé Renard mund të bëhet shpejt një hero kombëtar.

Skuadra nuk e kishte fituar kurrë ndeshjen e tyre të parë në një Kupë Bote, duke pësuar një humbje 8-0 nga Gjermania në 2002 dhe një humbje 5-0 nga Rusia në 2018.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share