Fitojnë: Struga TL, Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari

Shkëndija e vetmuar kryeson tabelën me 16 pikë

Tre fitore  të skuadrave vndase, një barazim dhe dy  fitore të ekipeve  mysafire me gjithësejtë 14 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së tetë në Ligën e parë të futbollit vendor , Shkëndija e vetmuar  kryeson tabelën me 16 pikë, para Shkupit që ka 14 pikë.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ekipi i Shkëndijës  me një gol të vetëm të Erald Çinarit në stilin e tij  të njohur  në minutën  e 59-të, mundi Makedonija Gj,P.  Ndryshe në këtë ndeshje  ekipi kuqezi  dominoi në teren të gjelbër  gjatë 90 minutave  dhe  nuk  realizoi  disa raste  të qindpërqindta, ndërsa  ekipi mysafirë  në minutat e fundit  të ndeshjes pati dy raste  shumë të mirë por në këto moment  fati ishte nën e tetovarëve.  Me tri pikët e fituara, Shkëndija e vetmuar kryeson tabelën e klasifikimit me 16 pikë dhe me një ndeshje më pakë

Në ndeshjen derbi në Ohri, Shkupi ka arritur të fitoj duelin kundër Voska Sport, duke triumfuar me rezultat 3:2. Të parët që hapën rezultatin në këtë takim ishin vendasit, që realizuan në sekondat e para të ndeshjes me Marushiq në minutën e pare  dhe nga  penalita disa minuta para përfundimit të ndeshjes. Ndërsa Shkupi për Shkupin realizuan Sahiti, Dudu dhe Arbi Vosha.  Me tre pikët e fitua Shkupi ngjitet në pozitën e dytë me 14 pikë.

Kampioni në fuqi Struga  Trim Lum vazhdon serine e fitoreve, kësaj radhe mundi  Rabotniçkin 1-0 me golin e Idrizit në minutën e 50-të.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar  Gostivari në transfertën në Shkup , kundë Vardarit 2-0 me golat që i shënuan Kehinda (31’), dhe Goba (88’)

Në Strumicë AP Brera barazoi me Sileksin 1-1 . Për vendasit  shënoi Trajkov (76’) ndërsa për Sileksin shënoi  Gjorgjievski (26’)

Në Kavadar Tikveshi vendas me përmbysje mundi Bregallnicën  2-1. Autor të golave  ishin  Spahiu  dhe Ivanovski pë vendasit, ndërsa Anderson për shtipjanët

Rezultatet

Vardari – Gostivari  0-2
Shkëndija – Makedonija GP 1-0
Brera Strumica – Sileksi  1-1
Voska – Shkupi 2-3
Struga TL – Rabotniçki 1-0

Tikveshi – Bregallnica 2-1

Tabela: 1.Shkëndija  15 pikë (-1 ndeshje), 2.Shkupi 14 pikë, 3. AP brera  14 pikë, 4.Sileksi 13 pikë, 5.Tikveshi 13 pikë, 6. Struga Trim Lum 12 pikë (-3 ndeshje). 7 Rabotniçki  10 pikë, 8. Bregallnica 9 pikë, 9.Makedonija Gj.P  8 pikë, 10. Voska Sport 7 pikë (-  1 ndeshje), 11. Gostivari  6 pikë, 12. Vardari 4 pikë

Në xhiron e 9-të, më 1 tetor me fillim në ora 14:00, takohen: Bregallnica – Vardari, Rabotniçki – Tikveshi, Shkupi – Struga Trim Lum, Sileksi – Voska Sport, Makedonija Gj.P – AP Brera dhe Gostivari – Shkëndija

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share