Fitojnë City e United, humbet Arsenal

Ekipi i Guardiola luan tenis me Bornemouth, Newcastle mund “Topçinjtë” në shtëpi

Zheremy Doku udhëhoqi Manchester City në fitoren me goleadë 6-1 kundër Bournemouth në shtëpi në sfidën e javës së 11 të Premier Ligës.

Belgu 21-vjeçar realizoi në minutën e 30 të lojës. Në vazhdim ai dha asistet në 2 golat e shënuar nga Bernardo Silva, Manuel Akanji dhe Phil Foden.

Rrjetën e gjashtë për vendasit e realzioi Nathan Ake. Goli i nderit për Bornemouth u shënua nga Luis Sinisterra. Ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara.

Arsenali i Mikel Artetas pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Premier Ligë. “Topçinjtë” u mundën në transfertë 1-0 nga Newcastle. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Anthony Gordon në minutën e 64, por rrjeta e tij shkaktoi polemika dhe pakënaqësi te londinezët.

“Magpies” shkojnë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Arsenali ka 24. Edhe Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League. Sfida ndaj Fulham ishte mjaft e vështirë për “Djajtë e kuq”, që e gjetën golin e fitores vetëm në shtesë me autor Bruno Fernandes.

Në javën e 11 fitore morën edhe Brentford, Shefild Utd e Kristal Palase, ndërsa Everton barazoi me Brighton.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share