Finlanda mbyll përkohësisht pikat kufitare me Rusinë

Mbyllja e kufirit vlen deri në 13 Dhjetor dhe synon të ndalë fluksin e emigrantëve të paligjshëm

Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat përdoren për qarkullimin e pasagjerëve.

Në një konferencë shtypi në televizionin finlandez kryeministri Peteri Orpo tha qeveria e Helsinkit po reagon ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë ardhur muajt e fundit në Finlandë nga Rusia.

“Emigrantët po mbërrijnë në Rusinë veriperëndimore pavarësisht masave kufizuese të Finlandës. Ka të ardhur nga disa vende të ndryshme. Qeveria ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare në kufirin lindor. Mbyllja e plotë afatshkurtër e kufirit lindor është një masë e nevojshme dhe proporcionale për të ndalur këtë fenomen.”

Finlanda lë hapur vetëm stacionin kufitar hekurudhor Vainikkala në juglindje të vendit për mundësuar qarkullimin e mallrave. Mbyllja e kufirit për kalimin e pasagjerëve vlen deri në 13 Dhjetor.

Helsinki e akuzon Moskën se po përpiqet të destabilizojë Finlandën duke sjellë qëllimisht emigrant të paligjshëm në Finlandë. Javët e fundit, trupat kufitare finlandeze kanë regjistruar gjithnjë e më shumë persona që kanë ardhur nga Rusia që kanë bërë kërkes për azil në Finlandë.

Sipas shifrave zyrtare vetëm në Nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 900 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. Ndërkaq Finlanda në fillim të këtij viti kur ajo u bashkua me NATO-n, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak, për shkak të luftës në Ukrainë një vendim që u dënua nga Moska.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share