Finlanda mbështet Mark Rutte si Sekretar të NATO-s

Nëse emërohet përpara se të formohet një koalicion i ri në Holandë, ai do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë si kryeministër i përkohshëm

Për Finlandën pasardhësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të jetë kryeministri në detyrë i Holandës Mark Rutte. Ky i fundit ka deklaruar se mund të japë dorëheqjen përpara se bisedimet për formimin e një qeverie të re në Holandë të përfundojnë. NATO do të emërojë Sekretarin e Ardhshëm të Përgjithshëm brenda disa javësh.

Duke folur me gazetarët në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, presidenti i zgjedhur i Finlandës Alexander Stubb i uroi fat Rutte. “Sigurisht me Mark Rutte, do të flisnim për të ardhmen dhe ai është në garë për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe unë personalisht i uroj atij fat të mirë.”

Sipas Stubb, një pasardhës i Stoltenbergut do të bënte gjithashtu të mundur një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në aleancën ushtarake, teksa sulmet nga pala ruse vijojnë me një intensitet të lartë.

“Kështu që në planin afatgjatë, anëtarësimi në NATO për Ukrainën është ajo për të cilën ne duhet të përpiqemi dhe jam i sigurt se do të shohim gjuhën në këtë drejtim ndërsa fillojmë të ecim drejt samitit të Uashingtonit në korrik. Është vetëm një çështje kohe.”

Julianne Smith, përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara në NATO, javën e kaluar konfirmoi se Rutte ishte një pretendent për të pasuar Jens Stoltenberg, mandati i të cilit do të përfundojë në vjeshtë. Stoltenberg do të largohet nga posti i tij më 1 Tetor pas gati 10 vitesh, por NATO pritet t’a shpallë më shpejt emërimin e pasardhësit para zgjedhjeve europiane në Qershor. Nëse Rutte emërohet përpara se të formohet një koalicion i ri, ai do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë si kryeministër i përkohshëm deri në Tetor ose do të largohet për t’u përgatitur për rolin e tij të ardhshëm.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share