Fillon viti i ri akademik 2023/2024

NIS SHFRYTËZIMI I RACIONIT TË SUBVENCIONUAR STUDENTOR

Universitetet në vend nisën vitin e ri akademik.

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka marrë pjesë në orën e parë akademike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në mesazhin drejtuar studentëve, përcjellë KlanM, Kryeministri i porositi që të japin më të mirën nga vetja kurse pas përfundimit të studimeve të mbeten në Maqedoninë e Veriut.

“U bëj thirrje edhe juve, që të bëjmë një shtet të njerëzve të lumtur dhe të suksesshëm që do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. Shtet I njerëzve ambicioz, që duan të bëjmë më shumë, e jo njerëz që ankohen se dikush I ka ndaluar dhe kanë bërë më pak”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, në ditën e parë të fillimit të vitit akademik, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar se më shumë se 70% e studentëve nga sot mund t`i shfrytëzojnë kartelat e dedikuara të pagesës për subvencionimin e racionit për ushqim.

“Kartelat studentore tashmë rreth 70 përqind më shumë se 70 përqind i kanë marë të gjithë. Kanë vlerë mujore rreth 3.000 denarë për t`I  harxhuar brenda ditëve ashtu siç e parasheh ligji.

Qëllimi i racionit studentor është ushqim ditor për të gjithë studentet duhet ta shfrytëzojnë në bazë ditore”, tha Jeton Shaqiri.

Ministria e Arsimit ditë më parë njoftoi se studentët që kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike për vitin akademik 2023/2024, nisin me shfrytëzimin e të drejtës për racion të subvencionuar studentor.

Sic njoftohet me shumën e rritur prej 140 denarë, që paguhet në bazë ditore, studentët do të mund të blejnë nëpër markete, restorane dhe subjekte tjera juridike që prodhojnë ushqime./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share