Në Iran, këtë të Premte, zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, vetëm një muaj pas aksidentit tragjik me helikopter që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi.
Në fletën e votimit janë 4 kandidatë, por gara ndodh mes 3 prej tyre: Mohamed Bageri, kreut të parlamentit dhe ish-komandantit të forcave ajrore të Gardës Revolucionare, Said Xhalilit, ish-të dërguarit kryesor në negociatat ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, dhe Masud Pezeshkiani, që mbështet uljen e tensioneve me perëndimin dhe më tepër liri në vend.
Ndërsa dy të parët janë konservatorë dhe besnikë të linjës së ashpër që ndjek aktualisht vendi, Pezeshkiani shihet si më liberali, ndonëse besnik i Ajatollahut Kamenei. Pjesëmarrja në zgjedhje duket e lartë, por sipas mediave, raundi i balotazhit më 5 korrik do të vendosë përfundimisht kush do të drejtojë Iranin për 4 vitet e ardhshme.
Zgjedhjet ndodhin në një moment tensionesh në Lindjen e Mesme, ndërmjet tensioneve në Rripin e Gazës, që rrezikojnë të tërheqin në luftë me Izraelin, dhe Iranit që mbështet Hamasin dhe milicitë anti-izraelite në rajon.