Banka Botërore: Dëmet nga tërmeti në Turqi tejkalojnë 34 miliardë dollarë

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe pasgoditjet e shumta në jug të Turqisë më 6 shkurt, kanë shkaktuar dëme mbi 34 miliardë dollarë, vlerëson Banka Botërore.

Ai institucion theksoi se në vlerësim nuk janë marrë parasysh shpenzimet për rikonstruim, që me siguri janë dyfish më të lartë

Gjithashtu, nuk merren parasysh dëmet e shkaktuara në pjesën veriore të Sirisë, e cila u godit nga tërmetet, raporton Beta, duke iu referuar AFP-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo fatkeqësi na kujton se Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe se nevojitet të përforcohet qëndrueshmëria edhe e infrastrukturës private dhe asaj publike.

Banka Botërore është e përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të Turqisë në këtë drejtim, theksohet në kumtesë, duke theksohet se ende vazhdojnë vlerësimet për pasgoditjet e fundit.

Rreth 10.000 pasgoditje kanë ndodhur që nga 6 shkurti në Turqi, sipas Agjencisë Publike për Menaxhim meFfatkeqësi të Turqisë.

Në Turqi dhe Siri humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share