Fillon gjyqi për shkencëtarin rus të raketave hipersonike

Kremlini thotë se akuzat janë shumë të rënda, dyshohet për dorëzim të sekreteve ushtarake

Anatoly Maslov, i cili ka punuar së bashku me dy kolegë të tij shkenctarë për raketat hipersonike Kinzhal, po vuan nga problemet me zemrën dhe nuk po i jepen ilaçet e nevojshme.

76-vjeçari përballet me akuza të rënda për tradhti dhe ndaj tij ka filluar edhe një proces gjyqësor. Maslov u arrestua nga polica Qershorin e kaluar. Detajet e akuzave ndaj tre shkenctarëve janë sekrete, por sipas Reuters, Maslov dyshohet se i ka dhënë Kinës informacione sekrete. Por Moslov deklaron se është i pafajshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia është lider në ndërtimin e raketave hipersonike. Sipas Kremlinit, këto raketa mund të fluturojnë me shpejtësi deri në 12,250 kilometra në orë, duke shmangur kështu mbrojtjen ajrore të armikut. Por arrestimi i tre shkencëtarëve vjen në një kohë kur Ukraina njoftoi pikërisht interceptimin dhe rëzimin e këtyre raketave hipersonike me sistemin amerikan Patriot.

Autoritetet ukrainase i kanë ekspozuar madje raketat e rrëzuar Kinzahal. Analistët ushtarkarë perëndimorë thonë se raketat Kinzhal nuk janë hipersonike dhe Rusia i ka përdorur vetëm për propagandë.

Në Ukrainë, Rusia vijon ta mbajë lart presionin me bombardime. Në Kiev, banorët u strehuan në një stacion metroje për t’u mbrojtur nga sulmet ajërore të Moskës. Më pas, alarmi për sulme ajrore u hoq nga autoritetet vendase pasi ushtria ukrainse mundi të rrëzonte më shumë se 30 drone dhe raketa.

Lufta tani po ndjehet direkt edhe brenda Rusisë. Dy gra janë vrarë nga bombardimet në rajonin kufitar rus të Belgorodit. Viktimat janë goditur nga predha, teksa po udhëtonin me një makinë.

Zyrtarët në rajonet fqinje, Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat ishin dëmtuar nga bombardimet dhe një sulm me dron gjatë natës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share