Fillojnë punimet për Korridorin 8 dhe 10d

VMRO-DPMNE nuk heq dorë: Do të përgjigjeni për këtë turp historik

Ministria e transportit dhe lidhjeve informoi opinionin se prej sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

“Sipas marrëveshjes, nga sot fillojnë përgatitjet, xhirimi i terrenit, përgatitja e projekteve urbane, projektet themelore me qëllim që të fillohet me procedurat për eksproprijim dhe projektim. Paralelisht me këtë fillohet edhe me mobilizimin e personelit për punë, përgatitjen e lokacioneve për vendosjen e kampeve për operativën për ndërtim, analizë të trasesë dhe dislokimin e mundshëm të instalimeve mbi dhe nëntokësore”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe pse marrëveshja është nënshkruar dhe punimet po fillojnë, VMRO DPMNE nuk heq dorë nga kritikat publike dhe kërkimin e përgjigjeve rreth projektit. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, e ka quajtur projekt turpi, si kundërpërgjigje për shumicën qeverisëse, të cilët këtë projekt e quajtën historik. Sot ai hapi front edhe me Bechtel&Enkën. Pyeti publikisht se përse ky projekt nuk i është dhënë kompanive vendase.

“Përse kanë nënshkruar marrëveshje ku kërkohet vazhdimi i javës punuese nga 40 në 60 orë pune edhe pse është në kundërshtim me Kushtetutën? Me vetëdije kanë pranuar që të paguajmë penale në miliona euro, para të këtij populli… Përse kanë pranuar që ndërtimet ilegale të eksproprijohen me çmim të njëjtë si objektet legale? Dhe me shumë “pse” në periudhën e ardhshëm do ta njoftojmë opinionin”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Mickoski kërkoi përgjigje se përse në marrëveshje shkruan se nga vendi do të angazhohen vetëm 30% të punëtorëve? Duke parashtruar këto pyetje publikisht, Mickoski u thirr në informacione që i ka siguruar nënkryetari i partisë dhe i cili publikisht publikoi disa dokumente për të cilat ai thotë se janë pjesë e marrëveshjes.

E për LSDM-në, Nikollovski është person i apostrofuar edhe nga ambasadat si funksionarë që shpërndanë lajme të rrejshme.

“Dua që tua rikujtoj se Aleksandar Nikollovski është nënvizuar si burim i lajmeve të rrejshme nga ambasadat dhe është i demantuar nga të njëjtat dhe nga institucione ndërkombëtare… Në nenin 11 alinea 3, gjegjësisht në pjesën ku rregullohet angazhimi i punëtorëve nga vendi dhe jashtë, qartë qëndron se partneri strategjik është i obliguar që të shfrytëzojë së paku 51% nga resurset lokale”, tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10D konsiderohet si projekti më i madh infrastrukturor në vend qysh prej pavarësimit të shtetit. Projekti kap vlerën e 1.3 miliarad eurove kurse nga buxheti për këtë vit janë ndarë 243 milion euro. Mes traseve më të rëndësishme të këtij projekti janë edhe rrugët Tetovë – Gostivar, dhe Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë, rrugë që do ta përshpejtojnë lëvizjen e qytetarëve të asaj ana si dhe do e lehtësojnë dhe shpejtojnë lidhjen me Shqipërinë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share