Filloi protesta e studentëve para qeverisë

Në ditën ndërkombëtare të studentëve, studentë të të gjitha universiteteve në vend protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Studentët do të marshojnë nga objekti i qeverisë deri tek objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kërkesat e tyra janë disa si: ndarja e mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet studentore, përjashtimin e studentëve nga masat kundër krizës, zbatimi i plotë i Ligjit për ushqimin e studentëve dhe rritja e masës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe dixhitalizimi, përcjell Klan Maqedoni.

“Ne arritëm një marrëveshje me MASH-in dhe gjithë deputetët propozues të Ligjit për subvencionimin e ushqimit të studentëve. Aty arritëm marrëveshje dhe sot edhe njëherë kishim takim me deputetët më të rinj të të gjitha partive politike dhe ramë dakord që deri ditën e mërkurë MASH-i të na japë një plan aksional për përgjigje të kërkesave të të gjitha universiteteve, konkretisht parlamenteve studentore dhe të shikojnë nga afër se në çfarë gjendje janë konviktet studentore”, tha para marshit protestues studenti Agron Demiri.

Demiri ftoi kolegët nga gjithë universitetet që sa më shumë t’i bashkohen këtyre protestave dhe kërkesave të tyre, pasi sipas tij, të bashkuar më lehtë mund të arrijnë përmbushjen e kërkesave të tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share