Filloi asfaltimi i rrugës që lidh Negotinën me Dobërdollin

Në Komunën e Vrapçishtit, ka filluar asfaltimi i një rruge mjaft të rëndësishme që lidh dy fshatra, Negotinën dhe Dobërdollin. Kështu ka deklaruar kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani

“Filloi asfaltimi në Fshatin Negotinë konkretisht në rrugën e “Zabelit”, rrugë që lidh dy fshatrat Negotinë – Dobërdoll, me gjatësi 1270metra. Vazhdojmë me projektet e radhës!”, ka deklaruar Shabani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share