Kredia prej 500 milionë eurove nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut nuk është përfitim ekonomik por peng politik, kështu e cilëson këtë veprim kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
“Nga pikëpamja ekonomike kredia prej 500 milionë euro nuk është aspak e favorshme, qeveria e LSDM-së siguroi kredi me kamatë 1.6% kundrejt mbi 3% aktuale, nuk është përfitim ekonomik por peng politik”, tha Filipçe.
“Nga pikëpamja ekonomike kjo kredi nuk është aspak e favorshme. Qeveria e LSDM-së në periudhën e kaluar i siguroi ekonomisë një kredi prej 150 milionë eurosh përmes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe ajo kredi ka qenë me kamatë prej vetëm 1.6%. Krahasuar me këtë që ofrohet me një normë interesi mbi 3% dhe mesa duket disa kosto të fshehura që ende nuk kanë dalë në dritë. Në këtë kuptim, nuk bëhet fjalë për ndonjë përfitim ekonomik, por për një vendim politik. Dhe unë jam vërtet i shqetësuar se kjo është një formë pengmarrjeje politike ndaj Hungarisë dhe drejtpërdrejt nga Victor Orban. Është e qartë se ai dëshiron të bëhet mbrojtës i Hristijan Mickoski. Më lejoni t’ju kujtoj se partia e tij u përjashtua nga familja evropiane EPP dhe tani ajo parti nga Hungaria bashkëpunon me partitë e së djathtës radikale. Kam frikë se nën diktatin e Victor Orbanit, Hristijan Mickoski do të fillojë të zbatojë politika të tilla këtu në vendin tonë”, thotë Filipçe për “DeutscheWelle”.