Fifa ka publikuar renditjen e kombëtareve të futbollit pas përfundimit të ndeshjeve të muajit shtator.
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll pas dy ndeshjeve të shtatorit të vlefshme pë kualfikim në “Euro 20124” barazim kundër Italisë në Shkup dhe fitore nda Maltës në transfertë serish kthehet në pozitn e 65-të në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.
Ndërkohë që Kombëarja e Shqipërisë me barazimin kundër Çekisë në transfertë dhe fitores kundër Polonisë në “Air Albania”, në Tiranë, janë ngritur për tri pozita. Kombëtarja Shqiptare tani renditet e 62-ta .
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Kosovës pas barazimit me Zvicrën në “Fadil Vokrri” në Prishtin dhe disfatës në Bukuresht ndaj Rumanisë, ka humbur dy pozicine nga renditja e muajit të kaluar dhe tani është në pozitën e 111 në renditjen e FIFA-s pë muajin shtator
Renditjen e FIFA-s e kryeson Argjentina, para Francës, Brazilit, Anglisë, Belgjikë, Kroacisë, Holandës, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës./KlanMacedonia/