Chelsea, 127 milionë euro për Enzo Fernandez

Skuadra e Chelsea ka pranuar kushtin e vënë nga Benfica dhe ka ofruar 127 milionë euro për të marrë mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez. Sipas mediave portugeze (Record), marrëveshja është arritur dhe transferimi do të kryhet që në merkaton e janarit.

Fernandez, 21 vjeç, shkëlqeu në botërorin e fundit në Katar me fanellën e kombëtares së Argjentinës, duke bërë që vlera e tij në merkato të dyfishohet. Për Enzo Fernandez janë paraqitur në dyert e Benfica shumë klube “big” nga Europa, por Chelsea ka qenë më këmbëngulës.

Para shumës 120 milionë euro që ka kërkuar Benfica, skuadra e “blues” nuk është stepur dhe ka vijuar bisedimet. Presidenti i Benfica, Rui Costa, shpreson ta mbajë lojtarin deri në fund të sezonit dhe më pas ta lërë të lirë, por Chelsea synon ta mbyllë transferimin që në janar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share