FIFA: Në “Katar 2022” s’ka pasur ndeshje të kurdisura

GRUPI I PUNËS PËR INTEGRITET KA ZHVILLUAR DISA HETIME

Federata Ndërkombëtare e Futbollit – FIFA ka njoftuar se pas hetimeve të zbatuara është konstatuar se në Kampionatin Botëror në Katar, nuk ka pasur ndeshje të kurdisura.

Grupi I punës për integritet të FIFA-s kishte për detyrë që t`I hetojë 64 ndeshjet e zhvilluara në Katar për të zbuluar tentative manipulimi. Hetimet ishin drejtuar në tregun legal të bastoreve, kurse janë bërë edhe shumë analiza nëpër jurisdiksione dhe është kontrolluar mbikqyrja e vendeve ku janë zhvilluar ndeshjet.

Në fund të hetimeve është konstatuar se nuk ka pasur manipulime gjatë Kampionatit Botëror në Katar.

FIFA ka shtuar se do të vazhdojë të punojë me anëtarët e Grupeve të Punës për integritet që t`i sigurojë ndeshjet e radhës, duke filluar nga Kampionati Botëror për femra në vitin 2023.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share