Tifozët argjentinas festuan në sheshet e kryeqytetit argjentinas fitoren ndaj Meksikës
Për tifozët argjentinas, fitorja ndaj Meksikës ishe një lehtësim i madh.
Sfida ndaj rivalëve të tyre amerikano-latinë ishte vendimtare për vazhdimësinë në Kupën e Botës.
Me mijëra tifozë u mblodhën në parqe të ndryshme të kryeqytetit Buenos Aires, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
“Shpresoj që kombëtarja të vazhdojë të luajë kështu dhe të arrijmë sa më shumë. Dua që të luajmë bukur. Ka mjaft kombëtare të forta, por shpresoj ta shikoj përfaqësuesen argjentinase që të luajë si ndaj Meksikës dhe nëse shpallemi kampionë, imagjinojeni, do të jetë fantastike”, ka thënë tifozi Fernando Cuennting.
Hulieta Figueroa, studente, nuk ka fjalë që të përshkruajë emocionet e përjetuara.
“Shumë emocionuese, çfarë eksperience. Erdha me miqtë e mi këtu dhe patën ndjesi të jashtëzakonshme. Ishte sfidë e komplikuar, sidomos në fillim. Meksika luajti mirë. Në fund të ndeshjes, pati çmenduri. Patëm momente shumë të mira”, ka thënë tifozja Julieta Figueroa.
Argjentina triumfoi me golat e Lionel Mesit dhe të Fernandezit.
Ky ishte suksesi i katërt radhazi i bardhekaltërve ndaj “El Tri” në një Kupë Bote
Argjentina mori tre pikë, ndërsa do të luajnë sfidën e fundit në Grupin C më 30 Nëntor ndaj Polonisë.
Klan News