Ferhan Hasani fatmirësisht nuk ka dëmtim serioz 

Processed with VSCO with m5 preset

Pas dëmtimit në kokë në ndeshjen me Shkupin, kapiteni qëndroi për disa orë në spitalin e Kërçovës, ndërsa fatmirësisht ekzaminimet treguan se nuk ka ndonjë dëmtim serioz.

Ferhan Hasani do të duhet të pushojë tre-katër ditët e ardhshme, para se të shihet gjendja e tij nëse do të jetë gati të kthehet në stërvitje. Një goditje e fortë në kokë në fund të ndeshjes me Shkupin la të dëmtuar kapitenin, derisa brengosës ishte fakti se largimi nga terreni u shoqërua me vjellje e që aludonin në seriozitet të lëndimit.

Buba u transferua menjëherë në spitalin e Kërçovës, ku mori trajtimin e duhur derisa kreu gjitha ekzaminimet e nevojshme të kokës. Për fat të mirë gjithçka rezultoi në rregull me të dhe pas disa orëve trajtim, Hasani lëshoi spitalin dhe udhëtoi drejt Tetovës. Mbrëmë gjendja e tij ishte stabile dhe njejtë vazhdon edhe sot kur do të ketë tjera testime.

Ekipi mjekësor vazhdon ta ndjekë nga afër gjendjen e tij, do të kryhen ekzaminime shtesë, ndërsa urojmë sa më shpejtë të kthehet në stërvitje. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share