Federata e Karatesë organizoi manifestimin “Dita e Karatesë”

Në organizim të Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut në sallën e SH.F “Goce Dellçev” në lagjen Lisiçe në Shkup u mbajt trajnimi i përbashkët me titull “Dita e Karatesë” në të cilën ishin të ftuar të gjitha klubet anëtare të federatës së bashku me trajnerët dhe garuesit të në gjitha grup-moshave duke filluar nga kadetët, juniorët, U21 dhe Seniorët. Garuesit dhe seleksionuesit mbajtën trajnime për kata dhe luftime ku patën mundësinë të shkëmbejnë përvojën me më shumë partnerë nga klube të ndryshme nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe nën drejtimin e seleksionuesve të kategorive përkatëse të moshave si dhe në prani të trajnerëve të klubeve të tyre ku ata morën njohuri të reja në karate. Ngjarja ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat e trajnerit dhe arbitrimit.

Në kuadër të manifestimit “Dita e Karatesë”, trajnerët patën edhe një takim të përbashkët me kryetarin e FKRMV-së Petar Belistojanoski dhe drejtorin e Reprezentacionit Arlind Huseini, ku kryesisht u dëgjuan sugjerime dhe mendime për ndryshime dhe plotësime të rregullores për punën e seleksioneve përfaqësuese kombëtare të FKRMV-së. Takimi kaloi në një atmosferë pune dhe konstruktive dhe për të gjitha propozimet e bëra, presidenti Belistojanoski theksoi se do të merren parasysh dhe do të përfshihen në propozimtekstin, i cili nëse pranohet nga të gjitha klubet, më në fund do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut .

/KlanMacedonia/                            
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share