Sonte zhvillohen ndeshjet para të raunduit të tretë kualifikues në Ligën Evropa. Skuadra nga Çairi, FC Shkup do të përballet me skuadrën irlandeze Shamrock Rovers në Dublin.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, FC Shkupi në prag të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës Europa, kundër Shamrock Rovers mbrëmë ka zhvilluar séance zyrtare stërvitore në “Tallaght Stadium” në Dublin edhe pse kanë hasur në problem passim avionic ka aterruar 300 kilometar larg Dublinit përçka kanë reaguar drejtuesit e klubit nëpërmjet rrjeteve sociale, ku pos tjerash thuhet.
“Një turp i madh ndaj ekipit tonë në Irlandë!
Skuadra jonë po pengohet në një mënyrë kaq të pahijshme, me mashtrime. Pavarësisht buxhetit tonë, ne po përpiqeshim t’i mbanim lojtarët tanë rehat duke rezervuar një aeroplan çarter dhe duke paguar mijëra euro për t’u siguruar që lojtarët tanë mund të arrinin me shëndet të mirë, por qeveria irlandeze nuk e dëgjoi UEFA-n, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, na zbarkoi 300 km larg Dublinit dhe i dha ekipit tonë një trajtim të pamerituar në këtë rrugëtim.. Po kështu, pas ndeshjes do ta kthejë 300 km mbrapa dhe do të fluturojnë prej andej. Fatkeqësisht, kjo nuk i është bërë asnjë ekipi tjetër përveç ekipit të Maqedonisë së Veriut, vetmia jonë është shfaqur sërish teksa përparonim në rrugën evropiane. Lusim Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut që të paktën të organizojmë kthimin sonte në Dublin”
Ndeshja Shamrok Rovers – Shkupi, do të nisë në orën 21:00, ndërsa dDrejtësinë në do ta ndaj referi polak Bartisz Frankowski .