Mister, vdekja e gazetarit në Botëror

Grant Wahl vdes papritur, i vëllai: E kanë vrarë

Grant Wahl, gazetar sportiv amerikan që mbulonte futbollin, u nda nga jeta në mënyrë të papritur pak para fundit të ndeshjes mes Holandës dhe Argjentinës. 48-vjeçari u shemb në tokë në sallën e mediave të stadiumit ku po zhvillohej ndeshja.

Ekipi mjekësor ushtroi ndihmën e parë emergjente dhe më pas ai u transportua për në spital. Raportimet thonë se ai u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë një raportimi live ai kishte deklaruar se disa ditë më parë nuk ishte ndjerë mirë. Mjekët në Katar kishin dyshuar për bronkit. Mjekimet që kishte marrë e kishin përmirësuar shëndetin e tij.

Grant Wahl, gazetar i kanalit amerikan CBS Sports, u arrestua në Katar pasi kishte veshur një bluzë me ylber.

“Bëhet fjalë për vrasje”, ka deklaruar vëllai i tij. Eric Wahl, i cili identifikohet si gay, u ka thënë mediave amerikane se dyshon se Grant është vrarë pasi veshi pikërisht bluzën në mbështetje të vëllait të tij dhe komunitetit LGBT.

Grant Wahl është vlerësuar për punën e tij në raportimet dhe lajmet për sportin e futbollit nga i gjithë spektri mediatik dhe sportiv në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share