FC Shkupi: Ne jemi anashkaluar dhe nuk na është mundësuar asnjë ndihmë

Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e fundit vendosi të ndajë 250 mijë euro ndihmë financiare për skuadrën e KF Vardarit. Vendimi ishte u kundërshtuar nga këshilltarët shqiptarë duke pasur parasysh se tre skuadrat FC Shkupi, KF Rabotniçki dhe KF Makedonija Gj.P nuk janë përfshirë në ndarjen e “kulaçit”. Derisa KF Rabotniçki dhe KF Makedonija Gj.P , akoma heshtin, FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka dalur me këtë reagim.

“Ekipi i FC Shkupit me kujdes ka përcjellë ngjarjet e fundit në Këshillin e qytetit të Shkupit, duke mësuar se solli vendim që të ndaj 250 mijë euro ndihmë financiare skuadrës së KF Vardarit. Në parim ne si klub asnjëherë nuk kemi qenë kundër nëse do të ndihmohen klubet dhe sportistët, por gjithmonë kemi ngritur zërin, duke kërkuar mbështetje më të madhe nga shteti dhe të gjitha institucionet relevante që të japin sa më shumë përkrahje në të gjitha sportet. Dhe në këtë rast, nëse do të ndahej ndihma financiare nga Qytetit i Shkupit për të gjitha klubet futbollistike që perfaqesojnë Qytetin e Shkupit dhe vendin, sigurisht se nuk do të ishim kundër ndihmës për Vardarin apo dhe ndonjë klub tjetër. Për vet faktin, se ne jemi anashkaluar dhe nuk na është mundësuar asnjë ndihmë, si klub jemi kundër kësaj dukurie dhe shpresojmë që ky gabim të përmirësohet sa është e mundur më parë. Jo rastësisht gjithkund në Botë thuhet se SPORTI është ambasadori më i mirë i një vendi, e këtë e kemi dëshmuar edhe ne si klub vite me radhë, duke e përfaqësuar denjësisht shtetin tonë dhe qytetarët tanë në secilën paraqitje ndërkombëtare”, thuhet në ragimin e FC Shkup

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share