FBI merr në pyetje Kim Kardashian

Bukuroshja pyetet për marrëdhënien me biznesmenin malajzian

Kim Kardashian po merret në pyetje nga FBI për marrëdhënien e saj me Joe Lowe, një biznesmen malajzian në arratisje, i akuzuar për përvetësim të miliarda dollarëve nga një firmë strategjike në Malajzi.

Daily Mail shkruan se bukuroshja kishte festuar me biznesmein malajzian në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij.

Ajo e takoi për herë të parë në vitin 2009, kur ai i pagoi 50,000 dollarë për të performuar në një klub nate për ditëlindjen e tij. Malajziani që atëherë ka filluar ta llastojë yllin e Keeping Up With the Kardashians me dhurata në para, duke përfshirë 250,000 dollarë.

Sipas Kardashian, ajo u takua me biznesmenin vetëm gjashtë herë, por ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do t’i dhuronte gjerdan me diamant dhe piktura të shtrenjta.

Biznesmeni malajzian mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share