Në emisionin Mundo Klan sonte pasi përfundoi ndeshja e finales Argjentinë – Francë, gazetari sportit Faton Zylbehari tha se Messi dallon mbi gjithë dhe sonte e dëshmoi se është i pa krahasueshëm.
”Ronaldo dhe gjithë tjerët janë lojtar të zakonshëm, por Messi është diçka e jashtëzakonshme, Zoti ka futur diçka të jashtëzakonshme te ai. Para ndeshjes dihej se thuhej nëse Messi luante 25 minuta do ta kalonte Maldinin, por ai luajti dhe shënoi në 23 minut e kaloi Pelen me gola e kaloi Maradonën, lojtari parë më i mirë në dy botëore. Pra Messi është i jashtëzakonshëm” – tha Faton Zylbehari, gazetar sporti. /KlanMacedonia/