Fatmir Mexhiti: Anesteziologu nuk ka lidhje me Aleancën për Shqiptarët

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka mohuar lidhjen e mjekut anesteziolog që akuzohet për xhirimin dhe publikimin e videove nga salla e operacionit, me Aleancën për Shqiptarët, përcjell KlanM.

Duke folur për akuzat e Alternativës dhe fotografinë e anaesteziologut në praninë e ministrit Mexhiti, ky e fundit theksoi se nuk e njeh personin dhe se fotografinë kanë kërkuar ta bëjnë stafi i spitalit gjatë vizitës së ministrit para 10 ditëve.

“Ne diku para 10 ditëve kemi qenë në spitalin e Tetovës për të parë defektet e mosfunksionimit që janë brenda spitalit dhe kjo pjesë e fotografisë ka qenë në pjesën kirurgjike ashtu që kolegët e mi kanë kërkuar foto të bëjnë me mua si ministër. Jo ky rast, unë personin në fjalë nuk e njoh por e kam parë pastaj në foto. Këtu ne nuk jemi parti. Nuk jemi anëtarë të partive. Ky zotëriu as nuk është anëtar i ASH-së, por edhe të ishte do të kalonte më keq se kaq. Ligji do të vlejë për të gjithë njësoj”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share