Facebook dhe Instagram fillojnë me rregulla të reja: me 11 euro në muaj mund ta verifikosh faqen

Thashethemet që qarkullonin më herët për pagesë mujore për të verifikuar faqet në Facebook, ishin të vërteta: kompania mëmë e Facebook-ut, Meta po përgatitet të lançojë një abonim të ngjashëm me Twitter-in blue të quajtur Meta Verified.

Të dielën në mëngjes, Mark Zuckerberg shkoi në kanalin e tij të transmetimit të sapolançuar për të ndarë lajmin. Ai tha se shërbimi i abonimit do t’u jepte përdoruesve një distinktiv blu, mbrojtje shtesë nga imitimi dhe akses të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit.

“Kjo veçori ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona”, tha Zuckerberg, duke shtuar se Meta do ta testonte abonimin fillimisht në Australi dhe Zelandën e Re përpara se ta shpërndante atë në vende të tjera.

Meta Verified do të kushtojë 15 dollarë në muaj kur përdoruesit abonohen përmes aplikacioneve të kompanisë në iOS dhe Android. Në ueb, ku komisionet e dyqaneve të aplikacioneve nuk aplikohen, shërbimi do të kushtojë 12 dollarë në muaj. Abonimi do të mbulojë llogaritë në Instagram dhe Facebook.

https://twitter.com/MKBHD/status/1627331899419947010

Lexo gjithashtu
Total
0
Share