21 satelitë të rinj “Starlink” në Orbitë

Satelitët V2 version mini peshojnë 800 kg, lehtësojnë sistemin e komunikimit

Lëshohen në orbitë 21 satelitët e parë të gjeneratës së re “Starlink”. Janë me efikasë se ata të lëshuar deri më sot në Orbitë, quhen V2 mini, dhe do të shërbejnë për shërbimet e lidhjeve satelitore dhe për telefonat celularë.

Grupi i satelitëve të saponisur në hapësirë, janë një version më i vogël në krahasim me ata që duhet të jenë V2 përfundimtarë, të projektuar për t’u lëshuar në të ardhmen dhe për të kompletuar rrjetin e satelitëve “Starlink” të kompanisë së Elon Musk Space X.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të rejat që konsistojnë janë veçanërisht sistemi i komunikimit, i ideuar për të lejuar lidhjet internet me smartphone, shërbim ky për të cilin janë mbyllur edhe marrëveshjet me T-Mobile.

Por edhe nga ana teknike kanë motorë me jone, me ekonomike se të mëparshmit por edhe më të fuqishëm. “Stralinkët” e rinj të së ardhmes do të jenë me një peshë rreth 1.2 ton, ndërsa satelitet V2 version mini që u lëshuan, peshojnë 800 kg.

Në hapësirë deri tani ndodhen 3700 “Starlink” operativë në Orbitën e Tokës, ndërkohë që projekti final parashikon që ky numër të arrijë në 7000.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share