F1: Fyerje raciste, Red Bull përjashton pilotin e saj në mes të sezonit

Një muaj më parë, në Barcelona, mori pjesë në sesionin e parë të provave të lira me makinën Red Bull. Sot, piloti i ri estonez Juri Vips e gjen veten pa skuadër, i përjashtuar nga skuadra austriake.

Shkak janë bërë disa fyerje raciste të pilotit 21-vjeçar të bëra gjatë një loje të njohur me “video-game”, ku ka përdorur fyerje omofobe e raciste. Një gjuhë e konsideruar e papranueshme, që ka sjellë mjaft reagime në media.

Ndaj, Red Bull Racing, përmes një komunikate, ka deklaruar se ka përjashtuar nga skuadra pilotin e ri Juri Vips. I riu estonez ka që në vitin 2018 që është pjesë e programit të të rinjve të Red Bull.

Aktualisht, Vips renditet në vendin e shtatë të kampionatit të Formula 2, por karriera e tij tashmë ka marë një goditje të fortë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share