Lamar Odom-“Ëndërroj shpesh Kobe Bryant, më thotë të vazhdoj të luftoj”

Ish-basketbollisti Lamar Odom, ish-shok skuadre me Kober Bryant te Lakers, u shpreh se e sheh shpesh në ëndërr “Black Mamba”. Dy basketbollistët kanë fituar së bashku dy tituj kampionë në NBA (2009 e 2010) me fanellën e Lakers.

“Kobe shfaqet shpesh në ëndrrat e mia. Më flet gjithnjë dhe më kërkon që të qëndroj i fortë, të vazhdoj të luftoj për jetën time. Shpirti i tij është kaq i fortë dhe nuk e ndjej larg meje”, u shpreh Lamar Odom për TMZ.

Odom ka patur mjaft probleme personale në jetën e tij pas largimit nga basketbolli, madje ka rrezikuar jetën. Ai ka qenë mik me Kobe Bryant, i ndarë nga jeta dy vite më parë pas një aksidenti me helikopter, ku humbi jetën edhe vajza e tij Gina.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share