MBI 300 VOZITËS APLIKUAN PËR TË IKUR NË GJERMANI, A DO TË KETË KAOS NË TRANSPORTIN PUBLIK?
Ky është ndoshta turi i fundit për Enver Ametin, shofer i autobusit 19, i cili gati 20 vite vozit në rrugët e Shkupit. Plani i tij është të largohet nga vendi dhe të filloj të vozis në Gjermani.
“Janë lajmëruar në një kompani nga Gjermania. Ka ofruar pagë dhe kushte më të mira. Ka mbi 300 shofer të cilët janë lajmëruar. Pritet që nga muaji i ardhëshëm të largohen. Edhe unë kam aplikuar por do ta shoh” – tha Enver Ameti.
Ai thotë se me çmimin që e vozisin nuk mund t’i mbulojnë as harxhimet e naftës për autobus, njofton Klan M.
“Duhet prej diku të finansohemi që të kujdesemi për familjen. Tash nuk kemi mjete. Marrim të ardhura minimale. Nuk mund të durojmë më” – tha Enver Ameti.
Ndërrmarja Publike e Qarkullimit thonë që deri më tani janë larguar 26 puëntorë dhe se aktualisht ka numër të mjaftueshëm për mirëmbajtje të rregullt të lonjeve të transportit publik.
“NPQ Shkup i paguan rregullisht obligimet ndaj transportuesve privatë. Nga 1 janari 2023 janë larguar 26 vozitës për shkak të së drejtës së tyre për pension. Gjatë kësaj periudhe, pas spekulimeve për largimin e një numri të madh vozitës nga NPQ, deri më sot asnjë vozitës nuk ka paraqitur kërkesë për dorëheqje” – thonë nga NPQ.
E kontaktuam kompaninë e cila quhet MVG. Për të aplikuar duhet vetëm patentshoferi dhe pasaporta. Ndërmjetësues është një ish shofer nga Maqedonia.
“Nuk ka më vend për të aplikuar pasi numri është plotësuar. Por këtë të shtunë do jem në Shkup dhe mund të informoheni më mirë. Shoferët fillimisht vijnë në Slloveni pastaj vijnë në Gjermani, rroga shkon deri 2600 euro”.
Ndërsa Uzeir Ameti thotë që të rinjtë po largohen nga vendi pë rshkak të kushteve jo të përshtatshme në vend dhe se vështirë të menaxhohet mungesa e shoferëve.
“Është problemi i madh se po ikin të rinjtë. Prej kushteve të vëshira shkojnë në Europë. Si do ta menaxhoni ju këtë pasi jeni shofer i moçëm? Është shumë problem. Fillimisht unë i kam dy djem dhe nuk ua kam lënë këtë zanat” – tha Uzeir Ameti.
Kryetarja fajin për gjithë paknaqësitë për transportin public e sheh te këshilltarët. Ajo thonë që të gjitha projektet të cilat i ka premtuar do të realizohen vetëm nëse për këtë nuk e frenojnë punën e Këshillit këshilltarër e Qytetit të Shkupit.
“Në qoftë se ka ndërgjegje te këshilltarët, apeloj që në interes të qytetarëve ta votojnë këtë vendim. Kjo nuk duhet të ketë prapavi politike” – tha Arsovska.
A do ti realizoni të gjitha projektet që i keni premtuar në programin parazgjedhor?
“Të gjithë projektet që janë premtuar në programin tek unë si kryetare do të realizohen. E vetmja gjë që mund të ndodh është në qoftë se kјо përbërje mund ta bllokojë”
Sipas informacioneve të Klan M veçmë një pjesë e shoferave kanë marrë rrugën për në Slloveni për t’i rregulluar dokumentet e më pastaj do të vazhdojnë të vozisin në Gjermani. /KlanMacedonia/