“Eksplodon” Arsovska kundër Mickoskit- “Mos u fsheh, dil dhe më thuaj çka ke para syve”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në foltoren e Këshillit të Qytetit të Shkupit ishte mjaft e zemëruar kur filloi të merrte pyetje nga mbështetësit e VMRO-DPMNE-së. Ajo akuzoi kreun e partisë Mickoski për ndërhyrje në punën e saj. Ajo tha se deri dje ishte kryetarja më e mirë e qytetit të Shkupit mirëpo pasi e kapi drejtorinë “me dorë në mjaltë” ajo u bë kryetare e keqe.

Ku fshihet Mickoski? A kemi një përgjigje? Ai nuk është askund, ai fshihet. Në VMRO-DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, punëtorë dhe trima. Mickoski, për fat të keq, nuk është njëri prej tyre”, tha Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Përplasjet në mes kreut të VMRO-DPMNE-së dhe Kryetares të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska vijnë pas shkarkimeve të disa drejtorëve të udhëhequr nga kuadrot e VMRO-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share