Evakuohet një fshat i tërë në Zvicër

Të gjithë banorët e fshatit Brienz të kantonit të Graubünden të premten u larguan nga shtëpitë e tyre.

Institucionet qeverisës e konsideruan të suksesshëm evakuimin, pasi fshati kërcënohej nga shembja e gurëve.

Udhëheqësit falënderuan qytetarët, stafin menaxhues dhe të gjithë të përfshirët në procedurën e evakuimit, shkruan Blick.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Institucionet udhëheqëse njoftuan se do të vazhdojnë me monitorimin e situatës.

Fakti që “faza e kuqe” filloi me ndalimin e hyrjes në Brienz të premten në mbrëmje, tregon se urdhri i evakuimit ishte i duhuri dhe korrekt. Qeveria është e vetëdijshme për implikimet e vendimeve për njerëzit e prekur dhe shpreh solidaritetin e saj me njerëzit e Brienz në këtë kohë të vështirë, përcjellë albinfo.ch.

“Ditët dhe javët e ardhshme do të mbeten sfiduese dhe do të kërkojnë një fleksibilitet të madh nga të gjithë të përfshirët në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj ngjarjeve me një njoftim të shkurtër”, thuhet tutje në deklaratën.

Një vëllim shkëmbor deri në dy milionë metra kub po lëviz mbi fshat aq shumë sa mund të pritet që të shkëputet në një deri në tre javët e ardhshme, kjo çoi në largimin e mbi 100 banorëve nga fshati.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share