Sondazhet tregojnë se aktiviteti i bizneseve dhe kompanive pësoi rënien e tretë rradhazi për shkak të kostove të larta
Një rënie në aktivitetin e biznesit në të gjithë zonën e Euros filloj që të intesifikohej më fillimin e muajit Shtator sipas një sondazhi që tregoi se ekonomia ka të ngjarë të hyjë në një recesion pasi konsumatorët frenojnë shpenzimet mes rritjes së kostos së jetesës.
Industritë, por edhe kompanitë e vogla u goditën veçanërisht rëndë nga kostot e larta të energjisë pasi pushtimi rus i Ukrainës solli rritje të çmimeve të gazit, ndërsa industria dominuese e shërbimeve brenda vendeve anëtare të bllokut pësoi humbje pasi konsumatorët qëndruan në shtëpi për të kursyer para.
Indeksi i Blerjeve PMI i S&P Global i parë si një matës i mirë i përgjithshëm ekonomik, ra në 48.2 në Shtator nga 48.9 në Gusht. Kjo rënie e tretë radhazi për Eurozonën tregon se aktiviteti i biznesit është tkurrur gjatë gjithë tremujorit. Kjo konfirmon pikëpamjen që një recesion mund të ketë filluar tashmë.
Rënia e aktivitetit të biznesit gjerman u thellua pasi kostot më të larta të energjisë goditën ekonominë më të madhe të Evropës dhe kompanitë panë një rënie në bizneset e reja. Megjithatë, në Francë aktiviteti ishte më i lartë se sa pritej, sondazhet treguan se ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës është ende në vështirësi.
Ekspertët janë shprehur se Gjermania do të vuajë më shumë se shumica e vendeve të tjera gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi kostot e larta të energjisë do të rëndojnë industrinë energjetike. Në Britani, jashtë Bashkimit Evropian, ekonomia u përkeqësua pasi firmat luftuan me kostot në rritje.
Me çmimet në rritje përsëri dhe kërkesën në rënie, optimizmi për 12 muajt e ardhshëm ka filluar të zbehet. Indeksi i biznesit ra në 53.8% nga 56.6%, më i ulti që nga Maji 2020. Frika e recesionit shumë shqetësuese për Bankën Qendrore Evropiane, e cila rriti normat e saj bazë të interesit me 75 pikë bazë në fillim të Shtatorit, në përpjekje për të zbutur inflacionin tregoi se çmimet u rritën më shpejt këtë muaj.
Klan News