Eurostat: Spanjollët janë më jetëgjatët në Europë, bullgarët jetojnë më pak

Jetëgjatësia mesatare e një europiani është 80 vjeç e 1 muaj për vitin 2021 sipas Eurostat. Statistika e fundit të publikuara këtë javë, marrin në shqyrtim 13 shtete, ku jetëgjatësia mesatare sipas zonave të studiuara varion nga 69 vite në 85 vjet.

Spanja është ajo që mban shifrën më të lartë 85.4 vite, duke lënë pas vende si Zvicra, Suedia, Norvegjia që njihen për nivelin më të lartë të jetesës.

Ndërsa me jetëgjatësinë më të ulët e mban Bullgaria me një mesatare prej 69,7 vitesh.

Edhe pse jetëgjatësia mesatare u ul gjatë viteve të pandemisë, sipas Eurostat tendencat janë që jetëgjatësia mesatare të rritet në vitet në vijim, kjo për shkak të disa faktorëve.

Rritja e standardeve të jetesës, përmirësimi i stilit të jetesës dhe arsimimi më i mirë, si dhe aksesi më i madh në shërbime shëndetësore cilësore, janë faktorët kyç në rritjen e moshës mesatare të jetëgjatësisë, dhe aty ku shifrat janë më të ulëta, edhe qasja e popullsisë ndaj këtyre faktorëve është më e ulët.

Pozitive është shifra edhe për Shqipërinë ku jetëgjatësia mesatare shënon 79.1 vite për 2022. Sipas INSTAT jetëgjatësia te burrat është 77 vite e 3 muaj, ndërsa te gratë 80 vite e 9 muaj. Kjo do të thotë që gratë jetojnë gati 4 vite më shumë se burrat.

Ndryshimi nga 2021 është i konsiderueshëm ku jetëgjatësia mesatare ishte 76.5 vite. Për burrat jetëgjatësia mesatare ishte 74.4 vite ndërsa për gratë 78.7 vite.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share