Pritet ‘boom’ turistësh në Olimpiadën e Parisit

Airbnb u bën thirrje parisienëve të japin me qira shtëpitë e tyre

Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm pritet të sjellin një ‘boom’ turistësh në Paris. Kryeqyteti francez do të rikthehet në epiqendrën e shumë tifozëve, me autoritetet që presin deri në 16 milionë njerëz.

Kompania që do strehojë një pjesë të tyre, rreth gjysmë milioni Airbnb ka kërkuar nga qytetarët e Parisit që të lirojnë shtëpitë e tyre për t’i dhënë me qira në mënyrë që të ketë mikpritje sa më të mirë për tifozët. Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, Brian Chesky, sa më shumë mundësi që ofrohen, çmimet do të jenë më të përballueshme.

“Shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Parisi nuk ka mjaftueshëm dhoma hoteli për t’i akomoduar të gjithë ata njerëz. Sondazhet kanë treguar që më shumë se 20 për qind e njerëzve në Paris janë të interesuar në qiradhënie. Nëse ata i sistemojnë shtëpitë e tyre në Airbnb dhe ka mjaftueshëm shtëpi, çmimet do të jenë të përballueshme”.

Kjo kompani është partner i Olimpiadës së Verës që prej vitit 2019, duke qenë edhe në rangun e organizimit të turneut më të rëndësishëm të sportit botëror.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share