Eurostat: 97% e shqiptarëve pronarë të shtëpive të tyre

SHUMICA E GJERMANËVE DHE ZVICERANËVE JETOJNË ME QIRA

85.5% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut jetojnë në shtëpitë e tyre, kurse pjesa tjetër jeton me qira. Situata e njëjtë është edhe në vendet e rajonit, por përgjithësisht në Evropën Lindore – tregon analiza për pronësinë e shtëpive në Evropë të publikuar në ueb-faqen “Langeist”, duke u thirrur në të dhënat e EUROSTAT-it, njofton KlanM.

Përqindja më e madhe e njerëzve që jetojnë në shtëpitë e tyre shënohet në Kosovë – 97.8%, e dyta është Shqipëria me 96.3%, kurse në Rumani 95.3% e qytetarëve jetojnë në shtëpitë e tyre.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci, sic njofton KlanM, përqindja është rreth 90, në Bullgari 85, kurse në Greqi 73.3% e qytetarëve kanë shtëpitë e tyre.

Shumë më ndryshe është situata në Evropën Perëndimore.

Gjermania dhe Zvicra, sic njofton KlanM,  kanë shkallën më të ulët të pronësisë së shtëpive në Evropë. Janë vendet e vetme ku pronarët e shtëpive jaë pakicë. Përqindja e qytetarëve me shtëpi të tyre në Gjermani është 49, kurse në Zvicës 42.2%.

Shkalla e pronësisë së shtëpive në Evropë, sipas analizës së “Langeist”, varet nga faktorë të ndryshëm, duke llogaritur qasjen tek banesat me çmime të kapshme, shpërndarjen e banesave sociale dhe strukturës demografike të popullsisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share