Europa regjistroi Tetorin më të ngrohtë në histori

Austria, Zvicra dhe Franca regjistruan temperaturat më të larta ndërsa thatësira ishte e pranishme në shumë rajone

Europa pati tetorin më të ngrohtë të regjistruar këtë vit. Temperaturat ishin gati 2°C mbi mesataren e vërejtur gjatë periudhës 1991-2020 me Austrinë, Zvicrën dhe Francën që përjetuan një tetor rekord të ngrohtë sipas Copernicus.

Në Francë dhe Spanjë, temperaturat arritën mbi 30°C dhe disa vende raportuan netë me temperatura mbi 20°C. Disa shtete të tjera raportuan temperatura tepër të larta duke përfshirë disa rajone të Kanadasë dhe në Shtetet e Bashkuara perëndimore.

Ndërkaq Australia dhe SHBA-ja juglindore, si dhe pjesë të Meksikës, Amerikës së Jugut, Afrikës Veriore, Azia dhe Rusinë e largët lindore regjistruan temperatura më të ftohta se mesatarja. Sipas Copernicus vera e vitit 2022 ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë .

“Pasojat e rënda të ndryshimit të klimës janë shumë të dukshme sot dhe ne kemi nevojë për veprime ambicioze klimatike në samitin e Klimës në Egjipt,” tha Samantha Burgess, Zëvendës Drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Kushtet e thatësirës në Francë ishin serioze në rajonet jugore. Në Austri, reshjet ishin 33 për qind nën mesataren. Një studim i fundit nga shkencëtarët e World Weather Attribution (WWA) zbuloi se thatësira në hemisferën veriore ishin të paktën 20 herë të pranishme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndryshimet klimatike kanë çuar gjithashtu në një rritje të ekstremeve të motit – duke përfshirë ekstremet e temperaturës, përmbytjet, thatësira dhe stuhitë, OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Shkencëtarët janë shprehur se frekuenca dhe intensiteti i ekstremeve të nxehta do të vazhdojë të rritet dhe ato të ekstremeve të ftohta do të vazhdojnë të ulen, në shkallë globale dhe kontinentale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share