Ukraina mund të rikuperojë pajisjet e dëmtuara dhe t’i kthejë ato “në luftë”

Teksa kundërofensiva e Ukrainës fillon, Kievi ka aftësinë të rikuperojë dhe riparojë pajisjet e tij të dëmtuara dhe t’i kthejë ato “në luftë”, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel të Belgjikës.

Gjenerali i lartë i ShBA-së, Mark Milley, tha se Kievi “po bën përparim të qëndrueshëm” në kundërsulmin e tij, por përshkroi disa nga vështirësitë në përpjekje.

“Kjo është një luftë shumë e vështirë. Është një luftë shumë e dhunshme. Dhe ka të ngjarë të marrë një sasi të konsiderueshme kohe dhe me kosto të lartë”, tha Milley në konferencën për shtyp.

Ai vuri në dukje se “do të vazhdojë të ketë dëme luftarake”, por se forcat ukrainase “kanë ende shumë aftësi dhe fuqi luftarake”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share