Europa League premton spektakël

Atalanta e Gjimshitit sfidon Sportingun, Qazim Laci udhëton drejt transfertës së Betis

Përballjet e Ligës së Kampionëve do t’i lënë vendin emocioneve të Europa League. Raundi i dytë sjell duele të forta për favoritet. Liverpool kërkon të hedh pas krahëve polemikat e fundjavës përballë Tottenham, teksa këtë të Enjte do të sfidojë belgët e Royale Union. “Anfield Road” është shndërruar në një fortesë për “The Reds” në duelet Europiane, pasi ka humbur vetëm një herë në 25 ndeshjet e Ligës së Europës, me 18 fitore dhe 6 barazime. Gjashtë herë fituesit e Kupave Europiane sfidojnë kryeqytetasit belg në paraqitjen e dytë në garat e UEFA-s. Dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit të Liverpool kanë prodhuar gola të shumtë, pasi shënojnë të dy skuadrat. Anglezët kryesojnë grupin E me pikë të plota pas një sfidë, teksa në duelin tjetër Tuluzë sfidon LASK.

Nënkampionët e kompeticionit, Roma kërkon të marrë fitoren e dytë radhazi në grupin G. Verdhekuqtë presin në ‘Olimpico’ zvicerianët e Servete Trajneri Zhose Murinjo kërkon të ruajë trendin e fitoreve të nisura në kampionat, teksa mbështetja kryesore do të jetë tek Romelu Lukaku. Belgu është lideri i kësaj skuadre, pasi ka shënuar 4 gola në gjashtë ndeshjet e para për Romën. E sigurtë është mungesa e Marash Kumbullës, me mbrojtësin shqiptar që po rikuperohet nga një dëmtim në gju. Grupi kryesohet nga Slavia e Pragës që mat forcat me Sherifin e Tiraspolit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përballje me aromë kreu për Atalantën e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi sfidon Sportingun e Lisbonës në transfertë, duel që mund të shëbejë për të marrë udhëheqjen e grupit D. Dy skuadrat kanë fituar takimet e para dhe janë favorite për të vijuar rrugëtimin Europian. Pas golit ndaj Pëlzen, Qazim Laçi kërkon të lë gjurmë sërish për Spartën e Pragës. Mesfushori pritet të luaj titullarë në fushën e Real Betis për të ndihmuar skuadrën çeke për të marrë fitoren e dytë në grup. Karabaku i Redon Xhixhës do luaj në Suedi ndaj Haken, për të tentuar të rivalizojë deri në fund për kreun e grupit H me Bayer Leverkusen. Gjithsesi, prezenca e sulmuesit shqiptar mbetet në dyshim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share