Shorti për fazën e 1/8 së finales hidhet të hënën
Më ndeshjet e raundit të gjashtë në të gjotha gruper zyrtarisht ka ulur siparin Faza e grupeve të Ligës së Europës, ku tanimë dihen emrat e 16 skuadrave që vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion të garave që organizohet nga UEFA
Tetë ekipet që u renditën në vendet e para, në të gjotha grupet kualifikohen me automatizëm në 1/8 e finales së Liga Europa, ndërsa tetë ekipet e dyta, do të përballen në ndeshje me eliminim direkt me ekipet që u pozicionuan vendin e tretë në Ligën e Kampionëve.
Nga këto përballje do të përcaktohen edhe 8 ekipet e tjera që do t’iu bashkëngjiten vendeve të para në fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës. Shorti për fazën tjetër do të hidhet të hënën në orën 13:00, ku vendet e dyta të Europa Ligës dhe vendet e treta të Champions-it do të përballen me njëra tjetrën, ndërkohë që ekipet e vendeve të para presin të qeta kundërshtarët e radhës.
Ekziston mundësia që emra si Barcelona, Juventus, Ajaks të peshkojnë skuadra si Roma, Mançester Junajtid, etj. Spektakël i gjithi për t’u shijuar dhe jetuar.
Kualifikim direkt në Fazën tjetër kanë siguruar: Arsenali, Fenerebahëe, Real Betis, Union Saint Gilloise, Real Siciedad, Fejnordi, SC Freiburg dhe Ferencvarshi.
Në balotazh do të luajnë: PSV Eindhoven, Rennes, Roma, Union Berlin, Mançester United, Midtjylland, Nantes dhe Monaco
Ekipet që u pozicionuen në vendet e treat në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve: Ajaxi, Bayer Leverkusen, Barcelona, Sporting CP, Red Bull Salzburg, Shahkter Donetsk, Sevilla dhe Juvenrtus.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/