Europa jugore ‘digjet’ nga i nxehti afrikan, termometri shënon 47 gradë

Pjesa jugore e Europës regjistron temperatura ekstremisht të larta. Alarmet e motit janë vendosur në të gjithë ishujt Kanarie të Spanjës, Italinë, Qipron dhe Greqinë, me autoritetet greke që presin që temperaturat të arrijnë deri në 44 Celsius të premten dhe të shtunën.

Alarmi i kuq ku merren masa parandaluese për të shmangur viktimat është shpallur në 10 qytete italiane. Meteorologët italianë thanë se në jug të Italisë ka pasur raste kur temperaturat i kanë kapërcyer 47 gradë celcius.

Temperaturat mbi 45 gradë pritet të arrijnë javës tjetër edhe në Turqi. Ndërkaq qeveria britanike ka lëshuar paralajmërim për temperatura të papërballueshme, për të gjithë turistët nga Britania e Madhe që kanë planifikuar pushime në këto vende.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share