Termocentrali më i madh diellor në botë – Brenda vitit 2050 i vetmi burim energjise në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe është në një rrugë të sigurt për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050. Në periferi të Dubait, po ndërtohet termocentrali më i madh diellor në botë i bazuar në modelin IPP (Prodhuesit e pavarur të energjisë), i cili me siguri do e ndihmojë vendin t’i afrohet këtij qëllimi.

Dubai, si qendër rajonale e teknologjisë dhe tregtisë, është bërë pionier dhe lider, jo vetëm në këtë pjesë të planetit, por edhe në të gjithë botën në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë së pastër dhe të rinovueshme.

Vendi zhvilloi një sërë teknikash dhe praktikash për të përmirësuar efikasitetin e sektorit të energjisë duke racionalizuar konsumin dhe duke gjetur zgjidhje alternative për prodhimin e energjisë konvencionale, mes tyre një termocentral diellor me emrin e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Rashid Al Maktoum.

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të trefishojnë furnizimin e tyre me energji të rinovueshme dhe të investojnë deri në 54 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesat në rritje për energji. Ato përfshijnë gjithashtu investime në karburantin e hidrogjenit me emetim të ulët dhe zhvillimin e infrastrukturës për automjetet elektrike.

 / SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share