Kombëtarja e Shqipëtare sonte me fillim në ora 21:00, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit do të përballet me Italinë në kuadër të xhiros së pare në grupin B, e vlefshme pë Kampionatin Europian të futbollit EURO 2024
Interesimi për ndeshjen Shqipëri – Itali është i jashtëzakonshëm, jo vetëm në Dortmund, ku priten 50.000 tifozë të pranishëm në përkrahje të kombëtares, por interesimi është i madh edhe në të gjitha viset shqiptare.
Kështu që në sheshin “Iliria” në Tetovë, qytetarët kanë mundësi ta ndjekin ndeshjen përmes një ekrani gjigant.
Por, çfarë presin qytetarët nga kombëtarja shqiptare?
“Do presim një spektakël, do presim futboll modern, ku Shqipëria kohët e fundit ka arritur të bëj një lojë model dhe të dallohet për cilësitë tekniko-taktike, dhe për individualitetin perfekt të përfaqësuesve të kombëtares.”
“Nga ndeshja Itali – Shqipëri presim një rezultat pozitiv për kombëtaren tonë shqiptare, e cila ka një ekip shumë cilësore, shumë të mirë, të cilët pothuajse janë të gjithë futbollist evropian, edhe një trajner i cili është shumë ambicioz, shumë punëtor, dihet edhe si ish lojtar që ka qenë Silvinjo. Ne si tifoz shqiptar presim shumë rezultatin pozitiv mendojmë se Shqipëria do t’ia del me rezultat pozitiv, qoftë me fitore apo me barazim, edhe pse e dimë se Italia është një kundërshtar i fortë, ka traditë futbolli, është Kampion Botëror, është pjesëmarrës në të gjitha edicionet e garave qoftë Botërori apo Evropiani, kështu që shpresojmë në fitore apo edhe në barazim, pse jo.”
“Tani gjithë e dimë që kemi një kundërshtar shumë të fortë, ku e dimë se Italia gjithmonë ka qenë nëpër botërore, apo kur ka luajtur nëpër këto gara ka qenë favorite të themi, por nuk është ajo Itali që ka qenë më herët, mendoj se do jetë një ndeshje e rëndë por shpresoj se kombëtarja e jonë dhe kemi lojtarë shumë cilësor kur mund edhe të bëjnë diferencën, dhe mendoj se kjo ndeshje mund edhe me rezultat të përfundoj, që të dalim me fitore apo me barazim.”
Ndeshja Shqipëri – Itali në mënyrë të organizuar pritet që të ndiqet edhe në Shkup, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Gostivar e Dibër. /tvklan.mk/