Interi fiton me poker ndaj Udineses

Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie a.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Hakan Calhanoglu, në minutën e 37’, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Federico Dimarco e dyfishoi epërsinë e zikaltërve.

Marcus Thuram në minutën e 44’ e trefishoi epërsinë dhe e dërgoi Interin në epërsi prej tre golave në pushimin në mes dy pjesëve.

Ndërkohë golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 84’.

Interi pas 15 xhirove renditet në vendin e parë me 38 pikë të grumbulluara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share