Çiklizëm: Mbahet gara ndërkombëtare “Trofeu i Velesit”

Nën organizim të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut dhe klubit çiklist të të rinjve nga Velesi, të shtunën mbahet gara ndërkombëtare në çiklizëm ku do të marrin pjesë garuas nga disa vende të rajonit. Këtë ekskluzivisht për Klan Maqedoni e deklaroi, Sasho Vançevski, Sekretar i Federatës së çiklizmit të vendit tonë.

“Federata e çiklizmit fillon me realizimin pjesës së garës tradiconale të çiklizmit rrugor “Trofeu në Veles”, që këtë vit mbahet më 8 prill në relacionin Veles –Bogomilë –Veles. Kjo është një garë që zhvillohet më tepër se 10 vite dhe ka karakter nderkombëtarë ,ku do të marin pjesë dy ekipe me garues nga Kosova, ekipi Kombëtar i Shqipërisë, garues nga Bullgaria, Sërbia dhe të gjitha klubet e çiklizimit nga Maqedoni e veriut”, deklaroi Sasho Vançevski.

Gara ndërkombëtare e çiklizmit “Trofeu i Velesit”, mbahet nën mbështetjen e komunës së Velesit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share