Euro 2024/ Orangutangu Walter parashikon fitoren e “tulipanëve” në gjysmëfinalen ndaj Anglisë

Orangutangu Walter, i njohur për parashikimet e tij të sakta, ka vendosur se Holanda do të jetë finalist i Euro2024. Ai ka parashikuar fitoren e “tulipanëve” në gjysmëfinalen e kësaj të mërkure ndaj Anglisë.

Walter, duke pasur mundësinë të zgjedhë midis dy çantave identike, ka besim se Holanda ka forcën për të përballuar sfidën dhe për të arritur në finale.

Në parashikimet e tij të mëparshme, orangutangu ka gabuar vetëm një herë, pikërisht në barazimin 1-1 të Gjermanisë me Zvicrën. Tani ai përcakton se Holanda do të triumfojë në rrugën drejt finales së kompeticionit.

Ndërkaq, përballja e dytë e gjysmëfinales do të jetë ndërmjet Holandës dhe Anglisë në Dortmund, qytetin ku jeton edhe orangutangu 35-vjeçar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share