Boksieri britanik Anthony Joshua mbrëmë triumfoi përballë Otto Wallin, në duelin kryesor të mbrëmjes që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Në raundin e pestë, ekipi i Wallin u detyrua të dorëzonte meçin, shkruan Gazeta Express.
Joshua veç në raundin e pestë dha më shumë goditje (14) sesa Wallin gjatë gjithë përballjes (11).
Megjithatë, humbja e Wilder nga Parker ia prishi planet për një duel mes tij dhe Joshuas, por britaniku u shpreh se do të shikojë më tej, duke synuar rikthimin e titujve të botës.