Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, është i emocionuar për finalen e Europianit ku skuadra e tij do të përballet me Anglinë. Cilësia e dy skuadrave do të sjellë një përballje titanësh dhe spektakël në fushë.
De la Fuente tregon se Spanja do të përpiqet të shtyjë lojën drejt stilit të tyre, duke mbajtur topin dhe duke kërkuar hapësira. Ai është kampion Europe si trajner me Spanjën U19 dhe U21, si dhe një triumf me përfaqësuesen A do ta bënte të suksesshëm në të gjithë nivelet.