EURO 2024: 10 stadiumet ku do të zhvillohen 51 ndeshje të Kampionatit Europian

Duke filluar nga 14 qershori e deri më 14 korrik në 10 qytet të Gjermanisë do të zhvillohet edicioni i 17-të me radhë Kampionati Europian i një eventi madhështor i futbollit siç është “Euro 2024”, që do të mbajë mbërthyer para ekranit miliona tifozë.

Gjermania, e cila ka një përvoj pozitive për orgnizimin e këtyre eventeve madhështore krejt falë infrastruhturës modern që posedon në të gjitha qytetet duke filluar nga Berlini, Munichu, Hamburgu, Dusseldorfi, Stuttgarti, Gelsenkircheni, Dortmundi, Kelni, Frankfurt dhe Leipzig.

Më së shumti ndeshje do të zhvillohen në fushën e Stadiumit Olimpik (kapaciteti 71.000 ulëse) në Berlin, në Arenën e Mynihut (66.000) dhe në stadiumin e Dortmundit (mbi 80.000 ulëse) – aty luhen nga gjashtë ndeshje në EURO 2024. Në Berlin do të zhvillohen finalja, një çerekfinale dhe katër ndeshje të tjera. EURO 2024 do të hapet më 14 qershor në Mynih, ku do të përballen Gjermania dhe kombëtarja skoceze.

Pesë ndeshje luhen në stadiumet në Shtutgart (51.000), Hamburg (49.000), Düsseldorf (47.000), Frankfurt (47.000) dhe Këln (43.000), ndërsa katër në Leipzig (40.000) dhe Gelsenkirchen (50.000).

Stadiumet e Euro 2024

OLYMPIASTADION (Berlin)

Kapaciteti: 74 mijë tifozë
Skuadra: Hertha Berlin

Në stadiumin e kryeqytetit organizohet çdo finale e Kupës së Gjermanisë prej vitit 1985. Në Olympiastadion u luajt finalja e Botërorit 2006 mes Italisë dhe Francës.

Ndërkohë në 2015 u zhvillua edhe finalja Champions League: Barcelona-Juventus.

6 takime do të luhen në këtë stadium, përfshirë finalja e madhe dhe një nga duelet çerekfinale.

RHEINENERGIESTADION (Koln)

Kapaciteti: 49 mijë tifozë
Skuadra: Koln

Në vitin 2020 priti finalen e Europa League mes Sevillas dhe Interit. Ky stadium u rikonstruktua në 2006 për llogari të Kupës së Botës.

5 sfida në “RheinEnergieStadion” në Euro 2024, mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

SIGNAL IDUNA PARK (Dortmund)

Kapaciteti: 66 mijë tifozë
Skuadra: Borussia Dortmund

Një ndër stadiumet më të veçanta në Gjermani dhe jo vetëm, falë tribunës së famshme “Muri i verdhë”.

Këtu u luajt finalja e UEFA-s e vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Alavesit. 6 duele do të zhvillohen në këtë stadium, mes tyre një nga gjysmëfinalet.

MERKUR SPIEL-ARENA (Dusseldorf)

Kapaciteti: 51 mijë tifozë
Skuadra: Fortuna Dusseldorf

Stadiumi i kryeqytetit të North Rhine-Westphalia, aty ku DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka vendosur që të luhen 5 ndeshje të Euro 2024. Duke përfshirë edhe një nga çerekfinalet.

DEUTSCHE BANK PARK (Frankfurt)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Eintracht Frankfurt

Në këtë stadium u zhvilluan finalja e UEFA-s për femra në vitin 2002 dhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 mes Brazilit dhe Francës.

5 takime të Europianit janë programuar, mes tyre një sfidë e raundit të 1/8-ve.

VELTINES ARENA (Gelsenkirchen)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Schalke 04

Këtu u përballen Porto dhe Monaco në finalen e Champions League 2004, stadium që priti edhe çerekfinalen e Botërorit 2006: Angli-Portugali.

Në program janë 4 përballje të Euro 2024, duke llogaritur edhe një duel të raundit të 1/8-ve.

VOLKSPARKSTADION (Hamburg)

Kapaciteti: 52 mijë tifozë
Skuadra: Hamburg

Stadium ku Atletico Madrid dhe Fulham u sfiduan në finalen e Europa League 2010. Por ku u mbajt edhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006: Itali-Ukrainë.

5 ndeshje në këtë stadium, mes tyre dhe një çerekfinale e Euro 2024.

RED BULL ARENA (Leipzig)

Kapaciteti: 43 mijë tifozë
Skuadra: Leipzig

Priti disa ndeshje të fazës së grupeve në Gjermani 2006 dhe sfidën Argjentinë-Meksikë, raundi i 1/8-ve.

DFB e ka përzgjedhur si stadium ku do të luhen 4 takime të Euro 2024. Edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

ALLIANZ ARENA (Munich)

Kapaciteti: 70 mijë tifozë
Skuadra: Bayern

Bayerni dhe Chelsea u përballen mes tyre në këtë stadium në finalen e Champions League 2012. Por edhe Italia dhe Belgjika në çerekfinalen e Euro 2020.

Allianz Arena pret 6 sfida të Euro 2024, më e forta një nga gjysmëfinalet.

MHPARENA (Stuttgart)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Stuttgart

U luajt finalja për vendin e tretë e Kupës së Botës 2006. Mes Gjermanisë vendase dhe Portugalisë.

Stadiumi i Stuttgartit pret 5 duele të Euro 2024, edhe një nga takimet çerekfinale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share