Misioni i EULEX’it në Kosovë është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe të patrullave në zonën e Urës së Bestricës në Veri.
EULEX këtë deklaratë e kanë dhënë për portalin në gjuhën serbe kosovo-online.
Siç raporton ky propagandistik, shqyrtimi do të bëhet për shkak të incidentit në Veri ku mbeti i plagosur një qytetar serb.
“Ata kryejnë patrulla të lëvizshme të zbulimit 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke punuar me turne. Përveç kësaj, njësia policore e EULEX-it dhe një njësi policore e përbërë nga forcat rezervë janë formuar për të patrulluar në këmbë në veri të Mitrovicës, Zveçan. Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Policia e Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë të saj për këtë incident. Më pas ka pasur reagime edhe nga faktori ndërkombëtar.
Veriu i Kosovës ka qenë i tensionuar gjatë vitit të fundit, që më pas nevojiteshin zgidhje politike për t’u tejkaluar situatat. /EO